Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi kanë zgjedhur që fundjavën ta shijojnë në liqenin e Farkës. Moderatorja ka ndarë me ndjekësit e saj një foto ku shfaqet pranë bashkëshortit dhe djalit të vogël, Joel, duke treguar kënaqësitë që ka marrë së bashku me ta nën rrezet e diellit, por me sa duket paskan thyer karantinën.
“Liqeni i Farkës ka qenë gjithmonë aty, por sot na u duk shumë më i bukur, më i bukur se ata të Zvicrës. Shqipëria e bukur, familje e lumtur”, ka shkruar Toska krah fotos pa asnjë filtër siç ka treguar ajo.