Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Liqeni i Komanit/ Udhëtim tre orë në mes të alpeve në 1500 metra lartësi

15:40 / August 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vlcsnap 2019 08 26 15h16m25s746
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Liqeni i Komanit është njëri ndër vendet më të bukura dhe që më së shumti i’a vlen të vizitohen në Shqipëri, për ujërat dhe natyrën e veçantë.

Udhëtimi me anije zgjat rreth 3 ore dhe kalon përmes malesh që arrijnë deri ne 1500 metra lartësi me një panorame të mrekullueshme. Peizazhi i egër është disi i ngjashëm me fjordet norvegjeze.

Për vizitorët, të cilët janë informuar kryesisht përmes internetit, natyra këtu është magjepsëse.

“Po kalojmë momente fantastike. Kemi vetëm pak kohë këtu por është një pamje shume e bukur, me e veçantë se sa ne e menduam. Kam vizituar më herët edhe fjordet e Norvegjisë dhe sapo erdha këtu, Komani me rikujtoi ato bukuri të rralla.

Çfarë duhet përmirësuar ? Besoj vetëm rruga deri tek hidrocentrali pasi këtu është çdo gjë e veçantë, edhe njerëzit janë mikpritës.

Është pamje e mrekullueshme por po me bëjnë përshtypje këto fshatrat e vegjël. Shtëpi të rrethuara nga peme, uji, gjelbërim dhe qetësi totale. Besoj se do të jetë një mënyrë e të jetuarit shume e bukur dhe nëse do të kisha mundësi, do të jetoja pak kohë këtu. Patjetër që do të i’ua sugjeroj edhe miqve të mi në Amerikë.”, shprehen turistët.

Mark Frani është një nga operatorët e parë turistik të zonës, që mori guximin të investonte për ta kthyer Komanin në një atraksion turistik por sipas tij, sot, ka ende disa mangësi, kryesisht në infrastrukturë.

Fillimisht u ndërtua si liqen artificial për furnizimin me ujë të hidrocentralit të Komanit, e më pas filloi të përdorej edhe për udhëtime ujore nga njëri fshat në tjetrin, por edhe për të lidhur qytetin e Bajram Currit, me pjesën tjetër të vendit. Sot duket se ky liqen ka humbur rëndësinë si një rrugë lidhëse por ka fituar statusin e një resursi turistik që çdo vit vizitohet nga qindra vizitor.

Top Channel

Komanit liqeni Tre ore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.