Fëmija, djalë apo vajzë qoftë, vetëm po eksperimenton për të njohur veten dhe mjedisin ku është pjesë. Prindërit apo zëvendësuesit e tyre, janë aty jo që ti ndëshkojnë, por nëpërmjet fjalës t’i shpjegojë fëmijës gjërat që nuk i di dhe t’i japin kohen e duhur për t’i përvetësuar. Prindërit duhet të njohin e të dinë se çfarë ndodh në mosha të caktuara dhe si reagon një fëmijë në mosha të caktuara.
Të rritur, mos harroni fëmija po ndërton mekanizmat e të rriturit. Nuk është i rritur. Nuk e shikon botën dhe gjërat si i rritur. Ashtu si për të rriturin që në fillim të një eksperience të re, nuk është i sigurt dhe i saktë siç dëshiron, i duhet pak kohë që të mund të veprojë e mendojë i lirshëm, e njëjta gjë ndodh edhe me fëmijën. Kur një i rritur ka nevoje për kohë po fëmijës pse insistojmë që të jetë i saktë e i përkryer pa u rritur?