Mesfushori i Kombëtares, Liridon Latifi ka dhuruar spektakël në miqësore e sotme që skuadra e tij Akademia Pushkash zhvilloi ndaj Bazelit. Skuadra zvicerane arriti të triumfonte me rezultatin 2-1 falë golave të Ajetit dhe Freit, ndërkohë për hungarezët shënoi Latifi.
Shqiptari u hodh në fushën e lojës në pjesën e dytë, ndërkohë në minutën e 90-të, falë një perle nga goditja e dënimit, mposhti portierin kundërshtar, duke shënuar golin e vetëm për skuadrën e Akademia Pushkash.