Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, bizneset në Korçë protestë simbolike: Nuk jemi zaptues, por taksapagues, duam dëmshpërblim

11:30 / July 31, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
biznesi ne korce1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bizneset që operojnë përgjatë pedonales së qytetit të Korçës kanë reaguar në një mënyrë simbolike, por mjaft të qartë ndaj vendimit të autoriteteve nga i cili u kërkohet lirimi i hapësirave publike, në kulmin e sezonit turistik dhe me një afat shumë të shkurtër.

Nëpërmjet fletëve të ngjitura në xhamat e një lokalit në pedonalen e Korçës, ata kanë shprehur shqetësimin dhe pakënaqësinë për mungesën e dialogut dhe njoftimin e vonuar nga institucionet.

Disa nga mesazhet e shkruara:

“Nuk jemi zaptues, por taksapagues – duam dëmshpërblim!”

 “Pse njoftohemi vetëm 4 ditë para dhe në mes të sezonit?”

 “A ka partneritet pa konsultim? Bizneset tona nuk janë armiku juaj.”

 “Kërkojmë shtyrje të afatit deri në fund të sezonit turistik.”

 “Përse kjo arrogancë, përse kjo prepotencë? Pse ky diktat?”

 “Ku fshihet qëllimi real? Doni të na zboni nga Shqipëria?”

Ky reagim vjen në një periudhë kur aktiviteti turistik është në kulmin e tij dhe shumë prej këtyre bizneseve bazojnë të ardhurat vjetore pikërisht në këtë sezon. Ata kërkojnë jo vetëm shtyrjen e afatit, por edhe një proces të drejtë dhe të bazuar në komunikim të hapur me institucionet.

Ndërkohë 31 korriku është afati i fundit për bizneset, të cilat duhet të lirojnë vullnetarisht hapësirat pranë akseve kombëtare dhe të respektojnë distancën 20 metra nga kanalet e rrugës.

Qeveria u kujton këtë afat të gjitha subjekteve private, të cilat e kanë marrë një paralajmërim nga IKMT-ja për të çliruar hapësirat e shkelura të sigurisë rrugore.

Pas këtij afati, në 1 gusht, do të nisin gjobat dhe ndërhyrja e IKMT, të cilat sikur rikthekson kryeministri Edi Rama, do të nisin nga ata që refuzojë të zhvendosen. Masat ndëshkuese do të shkojnë deri në kallëzim penal.

Biznesi Korce lirimi proteste publike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës

13:17 / February 9, 2026

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

12:25 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.