Tre persona janë arrestuar në flagrancë për rrëmbim dhe dhunim të një shtetasi nga Kosova, me qëllim përfitimin e 70 mijë eurove.
Kanë qenë familjarët, që njoftuan se një anëtar i familjes mbahej peng prej dy javësh në një apartament në qytetin e Vlorës. Operacioni policor i koduar “Hostage” rezultoi me kapjen e autorëve dhe lirimin e menjëhershëm të një 39-vjeçari nga Mitrovica, i cila mori edhe kujdesin e nevojshëm shëndetësor.
Në flagrancë u arrestuan J. Z., 25 vjeç; O. Ç., 18 vjeç dhe V. A., 35 vjeç të tre banues në Vlorë.
“Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas në një apartament në rrugën “Janaq Kilica”, lagjja “Osman Haxhiu”, kishin rrëmbyer dhe mbajtur peng që prej datës 28.11.2025 shtetasin F. X., 39 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë, duke e dhunuar fizikisht dhe duke i kërkuar shumën prej 70 000 eurosh për lirimin e tij”, njoftoi policia.
Gjatë kontrollit në banesë, policia sekuestronte një sasi të dyshuar narkotike kanabis sativa, si dhe një radio marrëse-dhënëse e ngjashme me ato të Policisë, që ishte në posedim të J. Z.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprat penale:
“Rrëmbim ose mbajtja peng e personit”, e kryer në bashkëpunim
“Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”
“Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
