Mbi Cukalin rëndonte akuza e ekzekutimit të ish-policit Arben Bilali me 15 plumba. Ndërsa Qalliaj ishte arrestuar pasi dyshohej se ishte një nga personat që kishin marrë 30 mijë euro për të vrarë menaxherin e VIP-ave, Jurgen Kurtin.
Trupi gjykues në Gjykatën e Apelit me në krye Alaudin Malajn kanë liruar ditën e sotme nga burgu dy të akuzuar për vrasje. Gjyqtarët Alaudin Malaj, Elbana Lluri dhe Gert Shala kanë marrë vendimin që të ndryshojnë masën nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitjeje” për Gjergj Cukalin dhe Olsi Qalliajn.
Mbi Cukalin rëndonte akuza e ekzekutimit të ish-policit Arben Bilali me 15 plumba. Ndërsa Qalliaj ishte arrestuar pasi dyshohej se ishte një nga personat që kishin marrë 30 mijë euro për të vrarë menaxherin e VIP-ave, Jurgen Kurtin.
Megjithatë dëshmitë e mbledhura apo provat e gjetura në vendngjarje nuk kanë mjaftuar që Gjergj Cukali dhe Olsi Qalliaj të mbetën në burg.
Dosja.al ka mësuar se trupi gjykues që ka marrë këto dy vendime brenda një ditë në Gjykatën e Apelit, kanë hapur edhe dosje të tjera të ‘rënda’.
Konkretisht gjyqtari Alaudin Malaj ka marrë përsipër që së bashku me kolegët Fatmira Hajdari dhe Andi Civici të hapë dosjen e Arben Grorit, të dënuarit me burg të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit në Itali.
Pas 18 vitesh gjykata e Apelit në Tiranë, vendosi të rihapë çështjen e tij, duke i dhënë të drejtë për rishikimin e vendimit dhe gjykimin e Grorit në fazën fillestare, në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.
Ky vendim solli një tërmet në gjykatë dhe ministrinë e Drejtësisë.
Alaudin Malaj është cilësuar gjithashtu si një nga ‘bajlozët’ e drejtësisë shqiptare ku në 11 vite punë ka arritur të sigurojë mbi 1.6 milionë euro pasuri.
Në media Malaj paraqitet edhe si një biznesmen i fuqishëm në Kosovë ku zotëron katër kompani të ndryshme duke krijuar një skemë në emër të familjarëve të tij, për të mbuluar burimin e paqartë të pasurimit të tij të shpejtë.
Rrethi i ngushtë familjar i gjyqtarit Alaudin Malaj zotëron katër kompani biznesi: Algan sh.p.k-kompani ndërtimi e themeluar në vitin 1998, Lili sh.p.k për tregtinë e ujit e vitit 2002, Rigels sh.p.k-kompani ndërtimi e themeluar në të njëjtin vit dhe Medbrand KS-kompania më e re e themeluar në tetor të vitit 2014 në Prishtinë.
Alaudin Malaj, kryetar i Gjykatës së Apelit në Tiranë beson se orët e markës “Cartier” dhe makinat më të vjetra se pesë vjet nga prodhimi.
Sipas Birn, Malaj vetë zotëron një makinë Benz S350 të blerë në vitin 2011, që i ka kushtuar 63 mijë euro.
Më 14 shtator 2015, kryetari i Gjykatës së Apelit të Tiranës u padit në Prokurori nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për deklarata të rreme në lidhje me pasurimin e tij të shpejtë. Por këtë padi, Malaj e ka hedhur poshtë teksa është shprehur se: Kam të ardhurat e pagës dhe bordeve, bashkëshortja ka biznesin e noterisë dhe prindërit kanë bizneset e tyre. Njerëzit afër politikës janë mësuar që pa punë të bëjnë miliona, ndaj u bien më qafë gjyqtarëve.
Por si arriti majat në drejtësinë shqiptare Alaudin Malaj?
Alaudin Malaj ka përfunduar studimet në vitin 1993 dhe prej asaj kohe ka kryer detyrën e gjyqtarit të shkallës së parë dhe të Apelit. Në vitin 2006, ai është transferuar nga Apeli i Vlorës në atë të Tiranës dhe në vitin 2012, Këshilli i Lartë i Drejtësisë e emëroi kryetar të kësaj gjykate.
Ndërkohë më 10 March 2014 Presidenti Bujar Nishani me anë të një dekreti do ta emëronte Malajn në Gjykatën e Lartë.
Përsa i përket Vetingut, Malaj rezulton në proçes verifikimi.