Ditën e sotme është bërë publike edhe lista e lojtarëve të grumbulluar nga tekniku i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja. Ky është grumbullimi i parë për Italianin, që do të debutojë në dy ndeshjet e qershorit ndaj Islandës dhe Moldavisë.
Ajo që bie në sy është sërish një injorim për lojtarët e Superiore, përveç dy portierëve Alban Hoxha dhe Selmani, janë lënë jashtë Trashi apo Telushi të cilët ishin në përgatitjen paraprake.
Sakaq, janë grumbulluar sërish lojtarë të cilët nuk kanë shumë minuta në këmbë, pa vënë për asnjë moment në dyshim cilësitë e tyre sportive, si Kumbulla, Grezda, Binaku apo Roshi.
Lista e plotë