Këtë të mërkurë, është dhënë vendimi nga Gjykata e Tiranës për zyrtarët që nxorrën listën me pagat e shqiptarëve.
Katër të akuzuarit lidhur me skandalin e pagave ku u publikuan të gjitha rrogat së bashku me të dhënat private të shqiptarëve do të dënohen vetëm me shërbim prove.
Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për të akuzuarit: Eni Qirjako, 32 muaj shërbim prove; Andi Agaraj, 4 vite shërbim prove; Klodian Sota, 32 muaj shërbim prove; Endri Ikonomi, 32 muaj shërbim prove. 4 zyrtarët u dënuan fillimisht me 6 vite burg në total por që u konvertohet në 12 vite shërbim prove.
