Trajneri Edi Reja ka publikuar listën paraprake të lojëtarëve për ndeshjet ndaj Islandës më 8 qershor dhe Moldavisë më 11 qershor, të vlefshme për Euro 2020.
Stërvitja nis pasditen e të martës, dhe në urdhërat e trajnerit Reja do të jenë 10 lojtarë. 10 lojtarët kanë përfunduar sezonin me klubet e tyre dhe janë grumbulluar për të ruajtur gjëndjen e tyre fizike si edhe për tu vëzhguar nga afër nga stafi teknik i ekipit kombëtar. Kjo javë stërvitore që do të përmbyllet ditën e shtunë me një seancë paradite.
Ditën e hënë, më 27 Maj, trajneri Reja do të dalë në konferencë për shtyp ku do të bëj publike dhe listën zyrtare të lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet eliminatore të muajit qershor.
Në stërvitje me lojtarët e grumbulluar nga trajneri Reja do të jenë dhe 12 lojtarë nga U-21, të cilët ashtu si edhe lojtarët e Kombëtares A kanë përfunduar sezonin dhe janë grumbulluar nga trajneri Bushi për ndeshjen zyrtare me Turqinë dhe dy miqësoret që do të zhvillojnë në Shqipëri me Uellsin.