Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Listat e kandidatëve, deputeti socialist: Do të ketë “luftë” brenda llojit për jo të preferuarit e kryetarit

19:56 / July 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qefalia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia thotë se Kodi Zgjedhor do të çojë në një “luftë” brenda partisë. Për të një deputet i zgjedhur nga elektorati, që arrin të futet te pjesa e listës së mbyllur, do të ndihet shumë më mirë sesa një deputet i caktuar nga partia.

”Nëse do e gjykoja nga pikëpamja personale, do të kisha një mendim ndryshe për Kodin Zgjedhor. Unë jam deputet i terrenit, që kam marrë 4 mandate dhe të katërta në të njëjtën zonë. Kjo tregon që jam deputet që i shërbej direkt qytetarëve. Në këtë kontekst, për mua personalisht, gjëja më e mirë do të ishte votimi mazhoritar. Por, kur jemi në kushtet që sistemi zgjedhor nuk ndryshon dot, do i përgjigjemi këtij sistemi. Unë aspak nuk ndihem i rrezikuar, edhe po të jem në listën e hapur. Unë do të doja që të ishin qytetarët ata që japin verdiktin. Një deputet i zgjedhur nga elektorati, që arrin të futet te pjesa e listës së mbyllur, do të ndihet shumë më mirë sesa një deputet i caktuar nga partia”, tha Qefalia.

Kur u pyet nëse kjo mund të sjellë pakënaqësi mes deputetëve, Qefalia u përgjigj: “Në të gjitha rastet, kryetari i partisë çon listën në KQZ. Nuk ka deputet të pavarur në sallën e Parlamentit, të gjithë kalojnë nga partia. Faktikisht, njerëzit e listës së mbyllur do të duken si të përzgjedhurit e kryetarit. Ankthi i deputetëve është normal dhe i pranueshëm. Për shembull, në Tiranë do të luftohet për 6 mandate tek partitë e mëdha, dhe nga këta 6, 1/3 duhet të jenë gra, kështu që “luftë” brenda llojit do të ketë. Garë brenda llojit do të ketë, edhe pse kuptohet që nuk është e kënaqshme. Do të ketë qejfmbetje, por që tejkalohen pas 6 muajve të parë të Parlamentit”.

deputete Xhemal Qefalia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.