Shtohen pakënaqësitë ndaj kreut të PD, Sali Berisha, në lidhje me listat e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Pas largimit të Dashnor Sulës apo Hysen Kadiut, edhe në Korçë ka pasur një tërheqje nga gara.
Eleina Qirici është tërhequr nga lista e hapur e PD në qarkun e Korçës.
“Nuk është vetëm një figure periferike, ka qenë e deleguara e Berishës në riorganizimin e PD. Pra ka qenë me Rithemelimin, ka qenë edhe anëtarë e Kryesisë. shtë një nga figurat qendrore të PD. Kjo ka sjellë reagim shokues në disa nga anëtarët e PD në Korçë. Qirici ia ka parqaqitu dorëheqjen drejtuesit politik të Korçës, Ivi kaso dhe Sali Berishës”.