Liverpool qëndron në lojë, të paktën matematikisht. Sadio Mane rezultoi vendimtar në pjesën e dytë të transfertës së Birminghamit kundër Aston Villa-s për të rikthyer te fitorja Jurgen Klopp dhe skuadrën e kuqe pas barazimit penalizues të fundjavës ndaj Tottenham.
Liverpool fitoi 2-1 në një ndeshje të komplikuar që nisi me golin e Luiz por më pas ndryshoi rrjedhë pasi skuadra mike e shtoi gazin dhe numrin e rasteve në portën e “Villans”.
Pjesa e parë u mbyll në barazim dhe në të dytën sulmuesi senegalez i dhuroi një fitore shprese Liverpool-it që e ngushton në 2 pikë diferencën me Manchester City dhe që do të ndeshet me Wolves për ta çuar sërish në 5 diferencën dy javë nga fundi i kampionatit.