Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

“Liverpooli mund ta përmbysë Barcelonën”

17:14 / May 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hi res ca1ba8fcd466803126bde5417efd2129 crop north
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Alexander-Arnold beson se “Anfield” do t’i ndihmojë ata për të tentuar përmbysjen e rezultatit kundër Barcelonës, pas humbjes 3-0 në “Camp Nou”. Liverpool ende mund ta përmbysë Barcelonën dhe të prekë finalen e Champions League, pavarësisht humbjes së thellë në ndeshjen e parë në “Camp Nou”. Kështu mendon mbrojtësi i “Redsave”, Trent Alexander-Arnold. Megjithatë, ky mision është edhe më i vështirë për skuadrën e Jurgen Klopp sepse Roberto Firmino dhe Mohamed Salah, edhe zyrtarisht s’do të luajnë kundër Barçës.

Firmino ka kohë që ka disa probleme që u rritën me inkuadrimin e tij në “Camp Nou”, kurse Salah u lëndua vikendin që lamë pas në fitoren e vështirë të Liverpoolit 3-2 ndaj Newcastle. “Në disa ndeshje këtë sezon kemi shënuar më shumë se 3 gola”, tha 20-vjeçari. “Për faktin se do të luajmë në shtëpi, do të jetë ndihmesë për ne, do të kemi fansat pas nesh dhe kjo na jep edhe më shumë besim”.

“E dimë se do të jetë e vështirë, nuk do të jetë si një shëtitje nëpër park, por ende kemi besim në vetvete, në dhomat e zhveshjes mendojmë se ende gjithçka është e mundshme, veçanërisht në “Anfield”. Shpresojmë që jetë një natë speciale”, shtoi ai mes tjerash.

Barcelonë Liverpooli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.