Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Llafet e telefonave nuk mund të quhen dosje!

11:34 / December 19, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5312
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Manjani

*****

Kot sa për muhabet dmth, po kur thonë “dosja e Ballukut” është thjesht memoria e vjedhur e celularit të Ervis Berberit. 

Dmth është interesante për gallatë publike, por jo për t’u quajtur dosje hetimore.

Dosja hetimore sa për informacion kërkon fakt/pasojë/ngjarje penale; dokumentacion zyrtar autentik; dëshmi, foto, video autentike, konstatime ekspertësh; ballafaqime. Pra gjëra të marra nga prokuroria në mënyrë të ligjshme dhe që kanë lidhje me ardhjen e pasojës kriminale. 

Dosja hetimore nuk mund të përbëhet nga përgjime. Kështu tha ky e kështu i tha ajo, nuk janë as prova e as dosje. Ato janë thjesht thashetheme. 

Aq më pak janë prova këto thashetheme të marra nga memoriet e telefonave të sekuestruara dhe jashtë objektit të vendimeve të gjykatave për të cilat u bllokuan.  Kjo në fakt ka ndodhur me memorien e celularit të Ervis Berberit. Përdorimi i memories së celularit të tij tej manandatit që i la dhënë gjykata spak, është i paligjshëm! 

Por le të rrimë në princip. Nuk përbëjnë në asnjë rrethanë provë fjalët e celularëve. 

Se në memorie celularësh mund të gjesh biseda të llojllojshme, por ato nuk mund të jenë arsye për të kriminalizuar njerëz.  Fjala vjen djemtë i thonë rregullisht njëri-tjetrit për të treguar se sa laca janë, “e përdhunova fare atë…”, tani ça do të thotë kjo se ky duhet arrestuar e dënuar për përdhunim?! Le pastaj memoriet e telefonave të femrave…. pu pu pu pu….

Por duhet të kuptojmë se ndjekja penale në këtë vend, ka arritur në këtë ekstrem. Fjala përbën krim!!! 

E përsëris me fjalë mund të bësh gallatë, mund të bësh edhe politikë po deshe. Nga fjalët mund të krijosh edhe opinion, por jo ndjekje penale.

Nejse, e di që këto gjëra si pëlqejnë turmave, po aq më bën. 

Hajde by tani, e mendjen te imuniteti sot ore…✌️✊️

dosje Llafet telefonave Ylli Manjani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.