Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Llajo dhe Kiço flasin për situatën në Delvinë: Të riformulojmë filozofinë e mbrojtjes nga zjarri

17:49 / August 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 08 13 174655
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i zgjedhur i PS-së, Vasil Llajo dhe nënprefekti Kristaq Kiço, flasin për zjarret në Finiq dhe Delvinë. Llajo tha se situata tashmë në këto zona është më e qetë dhe aktualisht po ndërhyhet edhe nga ajri.

”Në Bistricë të Finiqit. Situata është në kontroll, por me ardhjen e dy helikopterëve, një Canadair dhe strukturat e zjarrfikësve kanë bërë të mundur që situata të jetë në kontroll. Nuk kemi viktima në njerëz. Policia ka shkuar shtëpi më shtëpi për të ndihmuar banorët. Dhe sot nuk kemi viktima. Kemi një situatë më të qetë dhe vatra të vogla”, tha Llajo. Nënprefekti Kiço u shpreh se Shqipëria nuk është përballur ndonjëherë me zjarre të përmasave kaq të mëdha dhe shtoi se kur të tejkalohet kjo situatë duhet të rishihet dhe filozofia e mbrojtjes nga zjarri.

”Në Delvinë hasëm një situatë të vështirë. Dhe sot kishim një vatër të re në Aliko të Finiqit. Zjarri nisi në mëngjes dhe u vu në kontroll pas disa orësh. Përpjekje maksimale për të shpëtuar njerëzit. Në Delvinë, flakët e zjarrit vijuan në Kakodhiq, Lefterol duke u futur në oborret e shtëpive dhe përgjatë fshatit Rusan.

Ky zjarr nuk ka përfunduar, po operon një Canadair nga Itali deri sa të bëjë të pamundurën me këtë vatër. Dy helikopterë kanë ardhur dy herë dhe janë përpjekur të minimizojnë flakët. Zjarr si ky nuk kemi pasur asnjëherë. Nuk duhet ta lemë cështjen deri këtu. Ky ishte një zjarr masiv, i ndikuar dhe nga temperaturat. Duhet të riformulojmë filozofinë e mbrojtjes nga zjarri’‘, tha Kiço për A2cnn”.

delvine finiq flake Kiço Llajo zajrre
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.