Pas përfundimit të protestës, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj drejtoi gishtin nga Lulzim Basha, si organizator të dhunës në protestën e opozitës.
Postimi i Sandër Lleshajt
Lulzim Basha, që në 21 janar 2011 vrau 4 qytetarë të pafajshëm dhe plagosi dhjetra të tjerë me armë zjarri, sot plagosi shumë policë të Shqipërisë.
Një tipi të tillë, Patër Anton Harapi i thoshte: “Krushkamadh i hollë e i gjatë, rri n’zanat që t’la yt atë”.
Dhuna dhe mendja është zanati yt i pështirë.
Postimi i parë i Lleshajt
Ministri Lleshaj permes nje postimi ne twitter informon plagosjen e efektivit: Një oficer policie është dëmtuar nga mjetet e ndaluara shpërthyese që hodhën protestuesit. Drejtuesit e protestave duket se kanë financa të mëdha për të blerë mjete shpërthyese të ndaluara, por edhe vullnet të plotë për të goditur forcat e rendit.
“I bëj thirrje Lulzim Bashës që të ndalojë sulmin ndaj forcave të Policisë së Shtetit!”, shkruan Sandër Lleshaj.