Një vatër e re zjarri ka rënë këtë të premte pranë Parkut Kombëtar të Llogarasë. Zjarri ka rënë në kodrën e Dukatit fshat, ndërsa janë prekur shkurre e kullota.
Zjarri po përhapet për shkak të erës së fortë, favorizuar edhe nga temperaturat e larta, duke rrezikuar edhe disa toka me të mbjella Në zonë është e vështirë ndërhyrja e zjarrfikëses për shkak të terrenit, ndërsa mësohet se shkaku i rënies së zjarrit janë barinj të zonës.
Edhe më herët vatra zjarri kanë rënë në zonën Orikum – Dukat duke rrezikuar edhe parkun, por ndërhyrja në kohë ka bërë që situata të kontrollohet