Astras ku po shënon disa gola, është kthyer protagonist edhe në media me intervistat e tij, disi të çuditshme. Në një prononcim për mediat rumune, Llullaku ka treguar sekrete nga jeta e tij, nga fëmijëria dhe nga lidhja që ai personalisht ka me presidentët e klubeve.
I pyetur në lidhje me rrugët e Rumanisë, nëse i sjellin probleme Llullaku shprehet se është mësuar më herë, duke qenë se ecte me kalë. Sakaq, shprehet se dikush që paguan, mund të bëjë gjithçka duke iu referuar presidentit.
“Kur erdha këtu, unë qëndrova ballë për ballë me z.Nikola, dukej si një person shumë serioz. Në dy minuta kam vendosur gjithçka. Gjithmonë kam marrë paratë e mia dhe mendoj se gjatë viteve të fundit, të gjithë kanë marrë atë që iu takon. Presidenti mund të bëjë çfarë të dojë me ne, është i lirë të bëjë zgjedhjet e tij dhe e di shumë mirë se çfarë bën. Ai është presidenti dhe mua më duket diçka normale.
Ëndrra? Ëndrra ime ka qenë gjithmonë që një ditë të luaja në Itali. Kam luajtur në vitin 2008 e më pas erdha këtu në Rumani. Më pëlqen Interi.
Rrugët e Rumanisë? Ka probleme, por unë nuk ankohem. Kur isha i vogël, ecja me kalë me karrocë prandaj nuk kam pse ankohem këtu. Shkoja gjithmonë me vëllain tim, xhaxhin e gjyshërit, por nuk e ngisja unë pasi isha pasagjer. Rrogën e parë që mora, ua dërgova atyre”, tha Llullaku.