Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Lobimi i selfie-ve

08:34 / September 20, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shtepia e bardhe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga: Alban Daci

Vjeshta në fakt erdhi thuajse më e nxehtë se vera për nga temperaturat, por thuajse krejt e ftohtë politikisht! Kur gjërat duken se janë normale në aparencë, por mund të jenë shumë të trazuara në realitet! Në fakt ngjarjet që po ndodhin në Shqipëri paralajmërojnë fortuna e tsuname!

Ky sistem politik dhe kjo mënyrë e të bërit shtet dhe politikë është drejt fundit! Në këto 30 vite ka ndodhur një konsumim i tepruar në sasi e cilësi! Po fundi nga kush do të vij? Nëse mendoni se fundi do të vij me votë e keni shumë gabim! Me votë e me zgjedhje të lira këta do të jenë gjithmonë aty! As fundi i Republikës i Italiane nuk erdhi përmes votos, sepse italianët i votonin e ata qeverisnin! Por fundi në Itali erdhi nga vetë sistemi, çfarë ai kishte prodhuar me norma juridike e me aksione politike! Kështu do të ndodh edhe me këtë sistemin tonë politik të kalbëzuar!

Politikanët tanë të kapur nga paniku për bëmat e tyre janë një garë të egër për t’i bërë “gropën” shokut e me shpresën për të shpëtuar veten! Kjo garë, jo vetëm që nuk do të shpëtojë askënd, por gropa po bëhet gjithnjë e më e madhe sa do t’i marrë të gjithë brenda në një “varr masiv politik”. Kjo lloj gare do të ndez denoncimet reciproke duke rritur numrin e skandaleve e duke përshpejtuar fundin e vetë sistemit!

Në këtë lloj sherri hijenash është hapur një garë e shpallur kush shkon në SHBA, kush takon më shumë senatorët, kush bën selfi përballë Kongresit, në ndonjë kafe në Washington apo kush takon e bën foto kolektive me “Vatrën”. Këtë gjë në Shqipëri protagonistët e quajnë lobim e madje e konsiderojnë të suksesshëm!

Po çfarë tregon ky lloj lobimi? Përveç se dëshmon situatën e tyre dëshpëruese ku ndodhen, tregon edhe injorancën e paditurinë që kanë politikanët dhe shtetarët tanë ndaj institucioneve dhe historisë së ShBA-ve! Historia e interesave të Shqiptarëve kundrejt SHBA-ve ka qenë e suksesshme përmes këtyre formave:

  • Për shkak të politikanëve shtetërore të SHBA-ve që nga presidenti Wilson
  • Përputhja e interesave kombëtare të SHBA-ve me Shqipërinë
  • Për shkak të disa personaliteteve të veçantë amerikane si DioGuardi, Eliot e të ngjashëm që kanë lobuar e kanë diktuar në vendimet pro amerikane për Shqipërinë! Njeriu me kontributet më të mëdha për Shqipërinë e që nuk është vlerësuar ashtu siç e meriton është padyshim ish kongresmeni Dioguardi që për shkak të origjinës së tij arbëreshe, por edhe për shkak të pasionit e ndjeshmërisë që ka pasur e vazhdon të ketë për kauzat shqiptare!
  • Gjithashtu edhe vizitat në cilësinë e kreut të shtetit të Berishës për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë, por edhe vizitat e vazhdueshme të Ibrahim Rugovës e sollën në qendër të vëmendjes kauzën shqiptare!

Takimet e rastësishme, të sforcuara të konkluduara me selfie në vitet e fundit të politikanëve tanë me politikanë apo shtetarë amerikanë nuk kanë sjellë asnjë rezultat në vendimmarrje e institucioneve amerikane! Ky lloj lobimi që u ka kushtuar mijëra euro politikanëve e liderve shqiptarë është përdorur vetëm si mjet karshilliku ndaj kundërshtarëve dhe po ashtu është keqpërdorur edhe si mjet manipulues për të shitur mbështetjen amerikane për konsensus elektoral në prag zgjedhjesh!

alban daci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.