Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

“Loja e pushtetit” dhe 3 arsye pse dështoi “mosbindja civile”

22:31 / November 5, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alban Daci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Alban Daci

Politika ka gjetur e gjen gjithmonë marrëveshje, sepse kjo është logjika finale e pushtetit, qoftë për ta marr ose edhe për ta mbajtur!

Në Itali ka një term “Lojërat e pushtetit”. Siç duket më pretekstin e buxhetit e gjetën justifikimin për t’u rikthyer tek bashkëpunimi! Pyetja ime është: ata gazetarë që i kanë mbështetur me idenë se nuk do të bashkëpunonin më me Ramën si do ja bëjnë tani? Po opozitarët në veçanti dhe shqiptarët në përgjithësi pse duhet të paguajnë koston e të ardhmes së tyre me këtë periudhë konfliktuale?!

Gjithmonë ata që paguajnë kosto të rëndë dhe të padrejtë janë qytetarët që nuk janë fare lojtarë të “lojës së pushtetit”! Kjo Opozitë edhe nëse nuk e ka pasur seriozisht, pas qëndrimeve të fundit për të dëshmuar koherencë duhet t’i shkonte deri në fund asaj që kanë quajtur sipas oreksit “mosbindje civile”. Me këtë marrëveshje të re dhe rikthim në normalitet duke mos dëshmuar koherencë do e paguajnë shumë politikisht në zgjedhje ashtu siç e pagoi “Lidhja” e Salvinit që hyri në qeveri me 5yjet!

Pse dështojë e ashtuquajtura “mosbindja civile”?

1. Sepse mbeti një “mosbindje politike”, por pa civil! Qytetarët nuk e mbështetën as minimalisht, sepse nuk kishte  kauza që i përfshinte dhe i frymëzonte

2. Në ditët e fundit morën mesazhin e qartë se “Ata” mund të luajnë si lojtarë të “pushtetit”, por SPAK nuk e Ka ndërmend të bëhet pjesë e asnjë lojë, por dëshmon seriozitet dhe vendosmëri në pandëshkueshmërinë pa bërë asnjë përjashtim

3. Me fjalën e mbajtur Ambasadori i BE në oborrin e Kuvendit dha sinjal të qartë se aksionet e tyre nuk janë ata që presin, por duan një opozitë institucionale e në Parlament.

Loja e pushtetit ka edhe rezultate si çdo lojë tjetër dhe rezultati i kësaj deri tanishëm është 2 për Qeverinë dhe 0 për opozitën. Le të vazhdojnë të luajnë kështu se e kanë të sigurt humbjen në zgjedhje.

alban daci loja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.