Prej dhjetorit të shkuar lojërat e fatit u ndaluan në Shqipëri, teksa mjaft pika bastesh u mbyllën. Por policia vijon kontrollet kunër paligjshmërisë. Së fundmi në Tiranë, në dy lokale u konstatua se këto lojëra fati luheshin në mënyrë të paligjshme në tablete.
Për këtë nisi hetim në gjendje të lirë për P. P., 51 vjeç, dhe M.P., 31 vjeç. “Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrim të shtetasit P.P dhe të regjistruar në emër të shtetasit M. P, shtetasi P. P ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit ku gjatë kontrollit u gjetën 4 tableta që shërbenin për të ushtruar veprimtari të lojrave të fatit të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thotë policia.
NJOFTIMI I PLOTE
Tiranë
Policia e Tiranës vijon kontrollet në të gjithë qarkun për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.
Procedohen penalisht 2 shtetas për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i llotarive të palejuara”
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale 4 tableta të markave të ndryshme.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr 1, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasit:
- P. P., 51 vjeç, banues në Tiranë.
- M.P., 31 vjeç banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrim të shtetasit P.P dhe të regjistruar në emër të shtetasit M. P, shtetasi P. P ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit ku gjatë kontrollit u gjetën 4 tableta që shërbenin për të ushtruar veprimtari të lojrave të fatit të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Kontrolle kundër aktivitettit të paligjshëm të lojrave të fatit,do të vijojnë në të gjithë qarkun e Tiranës,me qëllim parandalimin,evidentimin dhe ndëshkimin e ktij aktiviteti të kundraligjshëm.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të këtillë të kundraligjshme.
