Këtë të premte,eEkipi shqiptar që do të marrë pjesë në Lojërat Europiane 2023 mori në dorëzim flamurin kuqezi. Evenimenti do të zhvillohet nga data 21 qershor deri më 2 korrik, në Poloni. Shqipëria merr pjesë me 11 sportistë, të cilët pretendojnë medalje në shtatë disiplina, ku përfshihen boksi, karateja, tae-kuon-do, qitje, padel, tek-boll dhe skermë. Ky është edicioni i tretë i Lojërave Europiane, në të cilin përfaqësohen 48 shtete nga kontinenti.
Postime te ngjashme
Add A Comment