Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Lojtarët më të fortë në “Big Brother Vip”, Zhaklin Lekatari zbulon gjithçka

10:38 / January 9, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zhaklin Lekatari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zhaklin Lekatari është opinionistja e dytë e “Big Brother VIP” këtë edicion, krah Arbër Hajdarit. Deri tani ajo është përshtatur mjaft mirë me këtë poziocion të ri dhe publiku duket se e ka pëlqyer mjaft. Zhaklin ka qenë mëngjesin e sotëm e ftuar në “Wake Up” për të folur lidhur me eksperiencën e saj të re në “Big Brother VIP”, si dhe të ndajë me publikun mendimin e saj mbi banorët brenda shtëpisë.

Si po i sheh ajo banorët deri tani?

E kanë marrë me vrull. Kanë filluar me zjarr që javën e parë dhe unë mendoja se do ishte më qetë. Më duken njerëz që e kanë të vështirë të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin. Nuk ulen të hanë bashkë. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për t’u afruar me njëri-tjetrin. Nuk dinë asgjë për të tjerët, asnjë informacion për aspektin e tyre personal.

Si kanë qenë komentet që ka marrë Zhaklina si opinioniste në “Big Brother VIP”?

Nuk kam marrë asnjë mesazh negativ. Kishte shumë unanimitet lidhur me pjesëmarrjen time në “Big Brother VIP” dhe sigurisht që jam e lumtur, dhe për mesazhin që unë jap. Kam një audiencë shumë të madhe. Vështirësia është tek menaxhimi i emocioneve. Dua të tregoj që opinonisti jep mendimin e tij, t’i tregoj banorëve për sjelljen e tyre dhe që ky program të emancipohej dhe të kishte mesazhe pozitive. Nuk është e pamundur.

Si e njeh ajo Oltën, duke qenë dhe një nga banoret me më shumë dinamikë brenda shtëpisë?

Mendoja që ishte një lojtare e fortë, por tani i është zbuluar strategjia, që e ngacmon secilin. Mendoja se lojtarët më të fortë ishin Olta, Genti, Luizi që i shihja si titanë. Kanë ndryshuar dinamikat brenda shtëpisë.

Po lidhur me debatin e ndodhur mes Oltës dhe Gentit, çfarë mund të thotë Zhaklina?

Genti dhe Olta janë aktorë që njihen që jashtë. Mund të kenë patur ndonjë situatë që nga jashtë, por mund të jenë dhe aktorë që hiperbolizojnë çdo gjë.

Ng ana tjetër duket se kemi dhe Kiarën me Luizin që duken si një çift…

Është një marrëdhënie, sido që ta quajnë ata. Por duhet të vendosin kufij. Veprimi i Luizit ishte një mungesë respekti, duhet të ndërhyjë Kiara dhe të thotë se ka vendosur kufij.

A do ta shihte veten ajo si një banore brenda shtëpisë?

I kam thënë jo. Ajo është një sfidë shumë e madhe që do një angazhim të plotë, emocional, fizik. Për shkak të angazhimeve të mia, nuk mundesha momentalisht.

Si shkon Zhaklina me Arbër Hajdarin, opinonistin tjetër të “Big Brother VIP”?

Me Arbrin shkoj shumë mirë, më priti shumë mirë. Ne njiheshim edhe më parë sepse jemi takuar dhe jashtë në vente të tjera, por nuk ishim kaq të afërt. Më pëlqen që jemi ndryshe nga njëri-tjetri. Ndihem më e fuqizuar kur jam me të, sepse plotësojmë njëri-tjetrin.

Zhaklin Lekatari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.