Ish-arbitri i Kategorisë Superiore Lorenc Jemini po përshtatet me izolimin e koronavirusit. Në një lidhje direkte ai tregoi se po ndihmon bashkëshorten se si të lyejë flokët.
Nga ana tjetër, Jemini shtoi se po ndjek këto kohë edhe ndeshjet e kaluara të kampionatit shqiptar duke analizuar gjykimet e ish-kolegëve të tij. Ai shtoi me shaka se “tani do të nisë një biznes të ri, të lyejë flokët e femrave në shtëpi”.
“Bashkëshortja ime ka një qendër estetike, por tani që është mbyllur, po e ndihmoj dhe unë. Kemi mësuar dhe teknikat e lyerjes së flokëve, po ndajmë flokët kë 4 pjesë. Pastaj, fillojmë i lyejmë rrënjët. Sepse do filloj një biznes të ri tani, do filloj të lyej flokët e grave në shtëpi. Këtë punë e bëj me dashuri e me përkushtim të madh. Fillojmë të lyejmë nga rrënja.
Po u bëja moviolë ish-kolegëve të tyre dhe vetes sime. Ku ka njeri që nuk e vret ndërgjegjia?!”, u shpreh Jemini.