Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Lorenc Vangjeli ngre dy pyetjet më të rëndësishme në aferën e inceneratorëve: Kush e grisi flamurin e kuq?

21:51 / July 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lorenc vangjeli 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, gazetari Lorenc Vangjeli tha se denoncimi i zonjës Merita Hajdari për përfshirjen pa dijeninë e saj në skemën miliona-euroshe të inceneratorëve, ngre disa pikëpyetje.

Vangjeli tha se dy prej pyetjeve më të rëndësishme janë: si u kryen proçedurat e regjistrimit të bizneseve në emër të këtyre personave pa zgjuar reagimin e institucioneve përkatëse dhe ku kanë përfunduar paratë që janë disbursuar duke përdorur emrin e njerëzve që as nuk e dinë se çfarë janë inceneratorët.   

“Zonja bëri pyetjen themelore, pjesë e skajit të fundit të segmentit, ndërsa në krahun tjetër njerëz të pasur e të pandershëm. Zonjën Merita e kemi këtu ndërsa pjesën tjetër të segmentit nuk e njohim. Në atë mënyrën e saj, ajo vuri detyrë për sistemin e drejtësisë me një pyetje të thjeshtë: kush e ka bërë? Po merremi me personazhe tragjikë dhe ekzotikë, por që i bashkon pafajësia. Fati i zgjodhi që të jenë pjesë e këtij segmenti. Në këtë moment na lindin dy pyetje: Cilat janë hapësirat që lejuan të ndodhte një situatë e tillë? Për të hapur një NIPT, një 95-vjeçar nuk mund ta bëjë. Një personazh si zonja nuk mundet të hapë një biznes sepse ngrihet flamuri i kuq. Kush e grisi flamurin e kuq? Pyetja tjetër është ku kanë përfunduar paratë që do të duhej të shpërndaheshin nga shteti në forma të ndryshme, edhe duke rritur pensionin e zonjës”, tha Vangjeli.

denoncimi inceneratoret Lorenc Vangjeli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.