Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar situatën aktuale politike dhe qëndrimin e opozitës pas zgjedhjeve të 11 majit, duke vënë në dukje një kontradiktë të thellë në qëndrimet e saj.
Ai u shpreh se opozita ende nuk e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur më 11 maj, ndërsa deklaroi se zgjedhjet e prtishme për kryetar bashkie në Tiranë janë nje test i arte.
“Opozita ende nuk e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur në 11 maj. Nga njëra anë premton të vërtetojë që zgjedhjet e 11 majit ishin farsë. Nga ana tjetër, zgjedhjet e pritshme në Tiranë janë testi i artë, më shumë se gjithçka tjetër. Nëse beson atë që ka bërë të thotë një orë e më parë të jemi në garë. Të gjitha ata që përsërisin tezën e doktorit që është i vetmi që nuk do mund të kandidonte për Tiranën, do të thoshin “po ne jemi të gatshëm të shkonim atje”, tha Vangjeli ne emisionin Log.
