Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Lorenc Vangjeli: Veç të vdekurit kanë të drejtë!

15:35 / August 15, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1723626823 familjaeegliproges
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Lorenc Vangjeli

Vetëm të vdekurit kanë të drejtë! Vetëm ata nuk kanë më interesa e të bëhen rob të interesit, nuk kanë mundësi të mbrojnë vetën apo të sulmojnë tjetrin, të ndryshojnë thënie e të veprojnë ndryshe, t’i dorëzohen pishmanit, të dëshmojnë të vërtetën e tyre alternative apo të kthejnë mendim. Duke ikur ata lënë pas të gjallët që mund të bëjnë ekzaktësisht të kundërtën e pamundësive të tyre.

Në ndjekje të interesit, të gjallët e lënë pas, madje edhe mund të rivrasin të vdekurin nga ligësia, nga marrëzia apo nga dhjetra arsye të tjera. Kështu është për gjithkënd e gjithmonë në raportin mes atyre që përgjigjen në apelin e jetës dhe atyre që i kanë ikur asaj. Kështu është rast pas rastit. Dhe në rastin e vdekjes së Egli Progës, cfarë thotë ai me heshtje, është e vetmja e vërtetë e pakundërshtuar nga asnjë simotër e saj alternative.

Vrasja e tij shënjon një vdekje absurde, një tragjedi që nuk e solli Zoti, por marrëzia e njeriut dhe urrejtja e verbër e momentit. Një qënie njerëzore, baba dy fëmijësh dhe bir i një ati të dërmuar, vella motre të pangullëlluar dhe qytetar i zakontë i këtij vendi, ai meriton gjithë dhembshurinë dhe empatinë e gjithkujt që mund të ishte në vendin e tij në të njëjtat rrethana. Ai është viktimë e mentalitetit të ngulitur tashmë në shoqërinë shqiptare që i dobëti është fajtor për dobësinë e tij. Pjesa tjetër është pasqyra e deformuar ku shihet nje portret po aq i deformuar i gjithë shoqërisë.

Dy pushtete kushtetues, legjislativi dhe drejtësia u përfshinë papritur në betejë se kush ka kryer keq detyrën. Të vënë në presion nga media, si kulm i tretë i pushtetit publik, përvec autorit, kërkimi i bashkëfajtorëve bëhet me një zhurmë të mjaftë për të zgjuar dhe vetë të vdekurin.

E si të mos mjaftonte e gjithë skena e një teatri absurd, ku bashkëjetesa mes hipokrizisë e zhurmës, mirësisë së fshehur dhe llogarisë politike, padurimit për të treguar me gisht tjetrin dhe skena e jetës në provincë, në Tiranë del e plotë skeda e vdekjes së viktimës, fiks sic e kanë shkruar mjekët ligjorë; një makabritet lebetitës që i shërben vetëm vetëm kuriozitetit të sëmurë, që i serviret vetëm klimës së helmit dhe urrejtjes që helmon me urrejtje gjithë ngjarjen tragjike e fatkeqe.

Duket sikur të gjithë nxitojnë të thonë: Nuk isha unë! Në fakt të gjithë, absolutisht të gjithë, e bërë gishtin e tyre nashkë me grushtin e goditjes fatale ndaj një qytetari të pafajshëm. Të gjithë arkitektët e egërsisë politike në vite, të gjithë ata që kanë krijuar kultin e të fortit të dobishëm e deri tek ata që e kanë pranuar dobësinë dhe varfërinë si krimin më të madh që mund të kryejë një qytetar shqiptar, janë bashkautorë në krim. I vetmi i pafajshëm është Egli që iku dhe të tjerë që presin qe shorti fatal të bjerë mbi ta. Herët a vonë!

Sipas parimit që edhe vrasësit që janë gjithashtu viktima, edhe viktimat që ikin pa kuptuar se pse ju duhet të ikin nga kjo botë, vrasin iluzionin tonë se po ndërtojmë një shoqëri të drejtë e njerëzore! Por me një diferencë domethënëse: të vdekurit nuk gabojnë kurrë, kurse vrasësit direktë duhet të paguajnë për të gjithë!

Lorenc Vangjeli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.