Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Lorenc Vangjeli zbulon shumat e parave që janë përdorur në fushatë për zgjedhjet e 14 majit

21:34 / May 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lorenc vangjeli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lorenc Vangjeli e konsideron fushatën elektorale që po mbaron, si një fushatë mjaft të varfër, ku nuk ka patur ndërhyrje as nga oligarkët dhe bota e krimit, pasi të gjithë e dinë rezultatin dhe nuk është e nevojshme ndërhyrja e tyre. 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Vangjeli tha se ndikimi i këtyre faktorëve është relativizuar ndjeshëm në këto zgjedhje. 

“Fushata e varfër, as oligarkët nuk kanë hedhur lekë sepse dihet kush fiton.

Janë tre elementë të tjerë që nuk përfshihen në Kodin Zgjedhor. Këta janë, oligarkë, ose të pasurit, faktorë elektoralë që kanë peshë të caktuar dhe banditët, bota e krimit. Pse kjo tipologji zgjedhjesh na ka sjellë relativizimin e të tre këtyre faktorëve?

Kjo është një fushatë e varfër, është shpenzuar shumë herë më pak para se në fushatat e tjera. Media, që është pjesa fundore e përfitimit, sheh që më shumë reklama ka nga KQZ, sesa nga partitë politike. Disa reklama sheh nëpër portale, por paratë janë shumë pak.

Duhet bërë krahasimi me 2021. Këtu gara është kokë më kokë, ndërkohë që qark më qark, për një grup votash ndërronte një mandat, që pastaj kushtëzonte ngjyrën e qeverisjes. Këta faktorë ishin relevant në fushatë, por nuk i shohim këtë herë.

Këta emrat e rëndësishëm, me përjashtime të rralla, që kanë sponsorizuar njërën apo tjetrën palë, të gjithë të pasurit, oligarkët, apo faktorë ekonomikë, kanë paguar në të dyja palët.

Në 2021 janë hedhur shumë para sepse kishte pikëpyetje për rezultatin, kësaj rradhe është shumë herë më pak. E dimë që donacionet e tilla, janë në nivele tmerrësisht modeste krahasuar me 2021″, deklaroi Vangjeli. 

fushata lorenc vagjeli parate
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.