Ditë më parë, ish-Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, iu përgjigj një prej pyetjeve të fansave në Instagram, që kishte të bënte me zgjedhjet që do të mbahen me 24 prilll.
Ai ishte shprehur se do ta votojë Partinë Socialiste, duke nënkuptuar që do të ishte i kënaqur me rizgjedhjen e Edi Ramës për kryeministër të vendit.
Ndërkohë, kundër këtij qëndrimi ka dalë reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, Stresi, i cili njihet si fans i zjarrtë i Partisë Demokratike.
Stresi ka publikuar në InstaStory përgjigjen që Loriku ia kishte dhënë fansit, teksa ka me kritikë i është drejtuar futbollistit për bindjet e tij politike.
“Pse more Lorik??? Mos harro liria ka vetëm një emër UÇK. Ti je patriot nga Gjakova a e di se sa njerëz janë të humbur në Gjakove nga lufta dhe s’dihen as eshtrat. I vetmi progres i Edi Ramës është takimet me Vuçiç? Ai që s’kërkon falje për masakrën e Kosovës. Gabim Lorik. A e di Edi Rama është miku më i ngushte i Vuçiç k**. Ketë e quani progres 25 takime mes Vuçiç Rames dhe shtetit grek?”, ka shkruar ai.
Por këtyre reagimeve të Stresit rreth qëndrimit të tij politik, Cana nuk i është kundërpërgjigjur.
