Los Angeles është padyshim një ndër qytetet që ka pafund bukuri për të ofruar dhe ku jetojnë reth 19 milionë banorë, nëse llogarisim dhe qarqet.
Eksploruesi i parë që mbërriti në këtë lagje të quajtur ‘El Pueblo’ ishte portugezi Juan Rodriguez Cabrillo në vitin 1542, por për gati dy shekuj nuk kishte asnjë përpjekje reale për të kolonizuar zonën. Në 1769-ën, u krijua një vendbanim i parë i vërtetë i njerëzve. Lagjia e vogël u zmadhua ndjeshëm për pak vite. Në 1835-ën, “pueblo” u kthye në një qytet të vërtetë, e madje në kryeqytet të Kalifornisë.
I cilësuar ndryshe si “Qyteti i zonjës mbretëreshë të engjëjve të lumit”, lagjia është plotësisht e dominuar nga atmosfera meksikane.
E në kontrast me këtë lagje, më tej shtrihen gradaçelat me arkitekturë moderne. Në qendër të ‘Downtown’ ndodhet një pallati i famshëm i sportit.
Pak më larg nga qendra, ndodhen qytezat bregdetare me emra të mëdhenj si: ‘Malibu’, ‘Santa Barbara’ e ‘Santa Monica’.