Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

LSI denoncon/ “7 Marsi, IKMT po prish shkollën në Roskovec”

12:08 / March 7, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kejdi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetarja së LSI-së, Kejdi Mehmetaj sot më 7 Mars denoncoi publikisht atë që e quati urdhër flagrant të kryeministrit Rama. Në shkollën “Goja e Artë” në Rosokovec tha ajo kanë shkuar fadromat për ta prishur, duke e kthyer festën në një.

“Një shkollë e cila ka 17 vjet dhe e cila shkollon sot që flasim mbi 500 nxënës, që nga parashkollori dhe deri në vitin e 4 të gjimnazit. Sot që fëmijët e mësuesit duhet të ishin duke festuar, gëzuar e uruar njëri-tjetrin, ata në fakt detyrohen nga kjo qeverisje kriminale që të mbrojnë fizikisht shkollën e tyre, rrethimin e shkollës së tyre”,- thotë nënkryetarja së LSI-së.

Sipas Mehmetajt, duke ndjekur të gjithë procedurën ligjore drejtuesit e shkollës kanë paditur Bashkinë dhe kanë dy vendime.

“Janë dy vendime të gjykatës të shkallës së parë të rrethit të Vlorës, të cilët i japin të drejtë drejtuesve të shkollës. Të cilët kanë bërë së pari një sigurim padie, në mënyrë që shkolla dhe rrethimi i saj mos të preken deri në marrjen e vendimit të formës së prerë. Po ashtu ka një vendim të Gjykatës së Shkallës së parë që i jep të drejtë drejtuesve të shkollës që drejtimi nuk duhet prishur dhe që Bashkia nuk ka të drejtë në kërkesën e saj. Dje i jemi drejtuar si Prokurorisë po ashtu dhe zyrës së përmbarimit, të cilët me këtë akt konstatimi i kanë dërguar të gjithë informacionin zyrës së Bashkisë së Roskovecit që të pezullohet në mënyrë të menjëhershme çdo veprim që po bëhet mbi shkollën dhe të largohen në mënyrë të menjëhershme drejtuesit e IKMT që aty. Por si gjithmonë, si drejtuesit e IKMT, po ashtu dhe ato të Bashkisë, shprehen me fjalën e tyre se nuk pyesin as për vendime gjykate, as për vendime dhe hetime të Prokurorisë por me urdhër politik, për arsye të pastra politike, shkojnë dhe shkatërrojnë shkollën. Unë sot përfitoj për t’i bërë thirrje edhe njëherë Kryetares së Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi si dhe zyrtarëve të IKMT-së që gjenden që prej ditës së djeshme në Roskovec dhe vlen për t;u theksuar se disa prej tyre janë të dënuar dhe janë sot në Roskovec në detyrën e tyre si funksionarë të IKMT-së për të ekzekutuar shkatërrimin e urdhëruar politikisht, të largojnë njëherë e mirë duart nga pronat e qytetarëve shqiptarë. Të largojnë njëherë e mirë duart nga pronat e qytetarëve shqiptarë. Të largojnë sot dhe në vazhdim duart nga godina e shkollës “Goja e Artë” dhe të maten mirë sepse nëse bëjnë këto veprime të nxituara, jo vetëm që do të përballen siç kanë filluar të përballen me institucionet e drejtësisë, por do të përballen edhe me revoltën e qytetarëve aty të cilët nuk do të tolerojnë më, por drejtësinë do ta bëjnë me duart e tyre”,- thotë Mehmetaj.

denoncoon IKMT LSI prishet roskovec SHKOLLA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.