Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi tha se është kërkese e qytetarëve dhe demokratëve për të protestuar.
Në një prononcim për News24, ai tha se protesta e opozitës është kundër prokurorëve të SPAK që kanë izoluar Berishën.
“Protesta jonë, kundër prokurorëve të SPAK që kanë izoluar Berishën. Mbahet në arrest padrejtësisht. Protesta jonë është kundër kësaj padrejtësie.
Protesta nuk synon sot të rrëzojë pushtetin. E dimë që s’e rrezojmë dot sot.
Protesta do ketë sukses, ka mijëra demokratë këtu, vijnë për qeveri teknike, zgjedhje të lira, vijnë për çmime të ulta.
S’do tërhiqemi nga protestat, nga aksioni ynë politik. Tashmë jemi PD e vërtetë, e legalizuar”, tha Baçi.