Moderatorja e njohur Luana Vjollca është në qendër të vëmendjes së mediave dhe publikut dhe komentohet gjatë për sukseset e shumta në këngë dhe në emisionin e saj. Bukuroshja bjonde prej shumë muajsh tashmë është përfolur dhe për lidhjen me biznesmenin kosovar, Krenar Çoçaj.
Dyshja është kapur shumë herë mat dhe gjithashtu ngacmimet e ndryshme në ‘Instagram’, kanë tërhequr vëmendjen e fansave. Megjithatë ata kurrë nuk e kanë pranuar publikisht, pak javë më parë u përfol se çifti i kishte dhënë fund marrëdhënies dhe kjo pasi nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në ‘Instagram’.
Këtë lajm duket se e ka konfirmuar edhe vetë Luana me deklaratën e fundit.
Ajo publikoi dje këngën e saj më të re “Boll u bo tu vujt”, një këngë e cila u pëlqye shumë. Në postimin në Instagram ku njofton publikimin e këngës, Luana shkruan: “Ku i kam ata qe festojne bashke me mua sot?”, duke lënë të kuptohet se po feston Ditën e Beqarëve që ishte dje, 15 shkurti.