Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka paralajmëruar se administrata nuk do të ketë pushim sa i përket mbledhjes së denoncimeve për t’i dhëne fund informalitetit në vend. Për ketë ai shprehet se administrata dhe skuadra e angazhuar në këtë betejë do të jetë e angazhuar edhe në fundjavë.
“S’ka të shtunë e të diel dhe as orar zyrtar për skuadrat e angazhuara në luftën kundër informalitetit dhe ndjekjen po ashtu, të denoncimeve të qytetarëve, përmes aplikacionit STOP INFORMALITETIT🤚”, shkruan Rama.
Qeveria ka nisur luftën kundër atyre bizneseve qe shmangin dhënien e kuponit tatimor dhe denoncimit të për ndërtimet pa leje.
Rama shkruan se deri më tani “Ka shkuar në 7750 numri i qytetarëve që e kanë shkarkuar aplikacionin👍
Aplikacioni STOP INFORMALITETIT gjendet në App Storehttps://apps.apple.com/…/a…/stop-informalitetit/id1476196781 ose në Play Store https://play.google.com/store/apps/details…
Shkarkoje dhe ti nëse s’e ke bërë ende e mos e harro, ty s’të kushton asgjë të denoncosh abuzimin para syve, por shoqërisë dhe vendit i jep një ndihmë me rëndësi në rrugën e shtetbërjes europiane🤝