Joe Biden telefonoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për ta uruar atë për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, e cila është nesër.
Këtë e deklaron Shtëpia e Bardhë, duke nënvizuar se Biden i ka përsëritur Zelensky mbështetjen e Amerikës për popullin ukrainas.
Biden më pas njoftoi një paketë të re ndihme, e cila përfshin raketa dhe municione të mbrojtjes ajrore.
“Kur filloi pushtimi i pakuptimtë i Rusisë, Ukraina ishte një vend i lirë. Sot ajo është ende e lirë. Dhe lufta do të përfundojë me një Ukrainë të lirë, sovrane të pavarur. Rusia nuk do të mbizotërojë,” tha Biden.
Ndërkohë që Ukraina po vazhdon inkursionin e saj në rajonin Kursk të Rusisë, ambasadori rus në Amerikë, Anatoli Antonov, tha se eliminimi i forcave ukrainase është i pashmangshëm. Gjithashtu ai shtoi se SHBA mund ta ndalojë përparimin e ushtrisë ukrainase në territorin rus, por ajo po e nxit më shumë për të testuar tolerancën e Moskës zyrtare.
Sakaq Ukraina ka bombarduar bazën ajrore ruse Marinovka pranë qytetit të Volgogradit, orët e para të mëngjesit të sotëm. Bilanci i dëmeve dhe viktimave ende është i panjohur, por mediat njoftojnë shtimin e forcave ruse në këtë bazë ushtarake. Për më tepër nga bombardimet ruse njoftohet se termocentrali bërthamor Zaporizhzhia, përveç frikës nga siguria, rrezikon mbylljen Sulmet e Moskës kanë shkaktuar dëme serioze.