Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Lufta e re, Blinken takon ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit

08:48 / September 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
095c0000 0a00 0242 7130 08da9a8acd4f w1597 n r1 st s
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit të hënën në një përpjekje për të lehtësuar tensionet dhe për të forcuar një armëpushim të brishtë midis dy vendeve ish-sovjetike pas shpërthimit të luftimeve më të ashpra në më shumë se dy vjet.

Blinken bashkoi ministrin e Jashtëm armen Ararat Mirzoyan dhe ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit Jeyhun Bayramov në një hotel në Nju Jork, në prag të fillimit të takimit të përvitshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ky ishte takimi i parë ballë për ballë i ministrave të jashtëm që nga shpërthimi i luftimeve dy ditëshe të javës së kaluar, në të cilat u vranë më shumë se 200 ushtarë.

Vetëm Sekretari Blinken foli në fillim të takimit, në të cilin delegacionet armene dhe azere u ulën përballë njëri-tjetrit, të ndarë nga zyrtarët amerikanë. “Ne jemi të inkurajuar nga fakti që luftimet kanë pushuar dhe nuk ka patur” një rifillim të bombardimeve, tha Blinken, i cili ka biseduar disa herë me udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit në ditët e fundit.

“Angazhimi i fortë dhe i qëndrueshëm diplomatik është rruga më e mirë për të gjithë”, tha ai. “Ka një rrugë drejt paqes së qëndrueshme dhe zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve.”

Takimi u mbajt vetëm një ditë pasi Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi vizitoi Armeninë dhe dënoi sulmet e Azerbajxhanit, duke shkaktuar reagime nga zyrtarët në Baku.

Duke folur përpara takimit të së hënës, Bayramov tha se vendi i tij është “i kënaqur me nivelin e marrëdhënieve” me Shtetet e Bashkuara dhe tha se bisedimet e tij të drejtpërdrejta me zotin Mirzoyan nuk ishin të pazakonta.

“Ne jemi gjithmonë të hapur për takime”, tha ai. Dy vendet e Kaukazit janë përfshirë në një konflikt dhjetëvjeçar rreth Nagorno-Karabakut, një rajon që ndodhet brenda Azerbajxhanit, por që ka qenë prej kohësh nën kontrollin e forcave armene të mbështetura nga Jerevani, që nga përfundimi i një lufte separatiste në vitin 1994.

Gjatë një lufte gjashtëjavore në vitin 2020, Azerbajxhani rimori pjesë të mëdha të Nagorno-Karabakut dhe territoreve ngjitur të kontrolluara nga forcat armene. Më shumë se 6700 njerëz vdiqën në ato luftime. Armenia dhe Azerbajxhani kanë fajësuar njëri-tjetrin për fillimin e përleshjeve të javës së kaluar. /VOA/

armenia Azerbajxhan war
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.