Ai është i njohur në Pays de Vitré. Quhet Samuel Lekaj dhe i është dashur që të bëjë një luftë të madhe. Ai u përpoq shumë që familja e tij, e kërcënuar me dëbim, të vazhdonte të jetonte në Vitre dhe ia doli. Dituria dhe qetësia jane dy tipare që rrallë kualifikohen për një 17-vjeçar. Kjo është ajo që del kur degjojme per Samuel Lekaj, një maturim i hershëm që te ben te kuptosh se do ta coje larg. Keshtu shkruajne mediat e huaja per shqiptarin 17 vjecar.
Samueli dhe familja e tij kishin një vit plot ngjarje në vitin 2018. Të pasura me emocione të të gjitha llojeve. Dhe kaluan neper shume kthesa. Në fund të majit, Mirela, Safet dhe tre fëmijët e tyre, Samuelit, Semir (16 vjeç) dhe Sabina (11 vjeç), u detyruan të largoheshin nga territori francez. Katër vjet pasi ishin larguar nga Shqipëria.
Por te gjithe u sensibilizuan. U bene manifestime dhe peticione nga rrethi shoqëror i familjes shqiptare si dhe nga shkollat ku mësonin fëmijë dhe pas kesaj, familja Lekaj në fillim të gushtit mori leje qëndrimi në Francë.
Sot, Samueli duket se e ka harruar këtë episod, por nuk mund ta harroje solidaritetin e madh qe gjeti atje.
“Në fillim kisha pak frikë, sepse më kujtohet që kishte një mobilizim të vogël dhe gjithçka nisi te shkolla ime. Në atë kohë kam kaluar një periudhë jo të mirë. Fakti që të gjithë nxënësit dinin dhe flisnin për historinë time më bënte të ndihesha keq. Por nga ana tjetër kam mbetur i befasuar. Të gjithë ishin mirëkuptues dhe dashamirës. Kam marrë mesazhe nga e gjithë Franca, njerëz që nuk i njihja!”- thote ai.
Tani gjerat jane ndryshe, babai i tij ka gjetur punë në shoqatën Sharing Entraide Vitréais, e po ashtu edhe nena e tij. “Ajo është në punë tashmë. Ndihem i përmbushur. Unë tashmë duhet të studioj”- thote ai duke treguar qe do te një inxhinier i suksesshëm.
Ai tregon se mban kontakte me shoqerine ne Shqiperi. “komunikojmë përmes Skype-it me të dashurit tanë që ende jetojnë atje”.
Në shtator duhet te largohet per te vazhduar studimet dhe do te ndahet nga familja. “Do të marr një apartament në Rennes. Unë do të qëndroj atje. Më frikëson fakti se nëna ime do të ndihet keq. Por ajo do jetë e lumtur kur të më shohë në fundjavë!”- thote ai per mediat franceze.