Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lufta Izrael-Hezbollah/ Forcat izraelite sulmojnë, grupi militant përgjigjet me raketa! Ministri shpall gjendjen e jashtëzakonshme për 48 orë! Biden monitoron situatën

08:43 / August 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lufta izrael
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Orë tensioni në Lindjen e Mesme. Ushtria izraelite ka ndërmarrë një sulm ndaj atyre që i quan “objektiva terroriste në Liban” pasi identifikoi se grupi militant Hezbollah “po përgatitej të qëllonte me  raketa në drejtim të territorit izraelit, në orët e para të mëngjesit.

Nga ana e tij grupi militant thotë se ka lëshuar më shumë se 320 raketa drejt Izraelit duke synuar 11 objekte ushtarake në pjesën veriore të vendit. Hezbollah deklaroi se po fillon një operacion “në shkallë të gjerë” dhe se ka dërguar drone, si dhe raketa Katjusha drejt Izraelit.

Nga ana e saj ushtria izraelite thotë se ka kryer sulme parandaluese kundër objektivave të Hezbollahut në Liban pasi zbuloi planin. Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme 48-orëshe në të gjithë Izraelin.

“Do të godasim këdo që na lëndon’ tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahy pasi mblodhi në një takim urgjent kabinetin qeveritar

Ndërkohë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Sean Savett, tha se presidenti amerikan Joe Biden po “monitoron nga afër ngjarjet në Izrael dhe Liban”. “Gjatë gjithë natës ka qenë bashkë me ekipin e tij të sigurisë kombëtare” tha Savett.

“Nën drejtimin e tij, zyrtarë të lartë amerikanë komunikuan vazhdimisht me homologët e tyre izraelitë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe do të vazhdojmë të punojmë drejt stabilitetit rajonal” tha ai.

Ndër objektivat që do tw godiste Hezbollahu – raporton IDF – ishte edhe Ministria izraelite e Mbrojtjes në Tel Aviv. 

Tensionet u përshkallëzuan ndjeshëm pasi Izraeli vrau një komandant të Hezbollahut në Bejrut pothuajse një muaj më parë.

Hezbollah izrael Lufta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.