Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, thotë se bota është e çrregullt, e përgjakshme, teksa dënoi luftën e Rusisë në Ukrainë. Po ashtu ajo ka vënë në dukje dështimin e OKB-së për t’u përgjigjur siç duhet.
“Lufta nuk duhet të paraqitet si një konflikt i demokracisë kundër autokracisë, ose të shihet si një drejtim i pashmangshëm për tensione të tjera midis kombeve konkurruese.
Në marrjen e çdo vendimi të mundshëm për t’iu përgjigjur agresionit të Rusisë dhe për ta mbajtur përgjegjës, ne duhet të kujtojmë se në thelb kjo është lufta e Rusisë.
OKB ka dështuar për t’iu përgjigjur siç duhet luftës në Ukrainë për shkak të pozicionit të mbajtur nga Rusia në Këshillin e Sigurisë, një pozicion moralisht të falimentuar nga ana e tyre, në vazhdën e një lufte moralisht të falimentuar dhe të paligjshme”.