Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë

08:12 / March 24, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9903
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Turistë europianë kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion alternativ pasi planet e tyre fillestare për të udhëtuar drejt vendeve të Lindjes së Mesme u prishën për shkak të konfliktit në rajon. Shumë prej tyre po kalojnë pushimet në qytete si Durrësi, duke rezervuar ture dhe aktivitete në moment të fundit.

Ndërkohë, pas një fillimi të dobët të vitit për turizmin, me një rënie të lehtë të hyrjeve të shtetasve të huaj në janar krahasuar me një vit më parë, situata duket se po ndryshon.

Konfliktet në Lindjen e Mesme kanë sjellë anulime të shumta dhe rishikim të planeve të udhëtimit, duke orientuar turistët drejt vendeve më të sigurta dhe më të afërta, si Shqipëria.

Edhe turistë të tjerë europianë, që kishin planifikuar udhëtime në vende si Irani apo Emiratet e Bashkuara Arabe, janë detyruar të ndryshojnë destinacion në moment të fundit. Shqipëria është parë si një alternativë e përshtatshme, jo vetëm për shkak të sigurisë, por edhe për çmimet më të përballueshme dhe mundësinë për të eksploruar edhe vende të tjera të rajonit.

Pavarësisht rënies në janar, operatorët turistikë mbeten optimistë për pjesën tjetër të vitit. Ata presin një rritje të moderuar të numrit të vizitorëve, e mbështetur nga trendet e rezervimeve dhe kontratave të turizmit të organizuar. 

Megjithatë, ekzistojnë ende pasiguri, pasi përmbushja e pritshmërive të turistëve mbetet një sfidë, sidomos për shkak të problemeve që lidhen me shërbimin dhe infrastrukturën.

Në nivel global, kriza në Lindjen e Mesme po ndikon drejtpërdrejt industrinë e turizmit. Anulimet e udhëtimeve janë rritur, ndërsa linjat ajrore kanë ndryshuar itineraret për të shmangur zonat e rrezikshme. Kjo ka sjellë rritje të kostove dhe çmimeve të biletave, si dhe një orientim më të madh të turistëve drejt destinacioneve që konsiderohen më të sigurta./Monitor

largon lindja e mesme Lufta Shqipëria turistët
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës: Çmimi i naftës dhe benzinës jo më shumë se 218 lekë/litri

10:42 / March 28, 2026

Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qeverisjen, Rama ndan rezultatet e BTI 2026

08:51 / March 28, 2026

“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare

13:22 / March 26, 2026

DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

13:18 / March 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.