I pranishëm në Samitin e NATO-s që mbahet sot edhe nesër në Madrid të Spanjës, presidenti amerikan Joe Biden është shprehur se Shtetet e Bashkuara do të ndryshojnë strategjinë ushtarake në Europë, për shkak të pushtimit rus në Ukrainë. Po ashtu Biden theksoi se Shtetet e Bashkuara do të rrisin numrin e armëve shkatërruese që kanë në Spanjë në gjashtë, nga katër sa kanë aktualisht.
Përveç tyre, Uashingtoni do të dërgojë dy skuadrilje shtesë F-35 në Britani dhe do të krijojë një bazë ushtarake në Poloni. “Aleanca është më e nevojshme se kurrë më parë”, ka thënë Biden, duke shtuar se NATO-ja do të “forcohet në të gjitha drejtimet në tokë, ajër dhe det”.
Lufta në Ukrainë ka krijuar një atmosferë të re brenda aleancës perëndimore, pas disa viteve të mospajtimeve të brendshme dhe rritjes së tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës, në kohën sa Donald Trump ka qenë president i SHBA-së.