“Lufta në Ukrainë nuk ka gjasë që të përfundojë së shpejti”, kështu u shpreh Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani në një intervistë për mediat ku deklaroi se pavarësisht mesazheve pozitive është lirimi i pengjeve.
Më tej ai nënvizoi se është shumë e rëndësishme që palët të punojnë për arritjen e një armëpushim dhe të një paqe të qëndrueshme.
“Gjithmonë kam thënë se lufta nuk do të mbaronte para fundit të vitit. Putini ka ngritur një makinë lufte. Tani ai duhet të pranojë se rruga është ajo e negociatave dhe paqes”, shtoi kreu i diplomacisë italiane.
“Duhet të shqyrtojmë të gjitha rrugët. Duhet të punojmë drejt një armëpushimi dhe më pas një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha Tajani.
