Në këtë muaj shkurt, shënohet 1 vit nga nisja e luftës ruse në Ukrainë. “New York Times”, shkruan se numri i ushtarëve rusë të vrarë dhe të plagosur në Ukrainë po i afrohet 200 mijëve, 8 herë më shumë se ai i ushtarëve amerikanë në dy dekada konflikti në Afganistan. Është ky vlerësimi i amerikanëve dhe drejtuesve perëndimorë.
Vlerësimi i fundit publik nga qeveria e Joe Biden daton në nëntor, kur shefi i shtabit të përbashkët Mark Milley foli për mbi 100 mijë ushtarë të vdekur dhe të plagosur nga të dyja palët.
Përleshjet në Soledar dhe Bakhmut bënë që numri të rritet, me dërgimin e trupave më pak të përgatitura në vijën e frontit.