Ukraina ka emëruar shefin e policisë si ushtrues detyre të ministrit të brendshëm pasi ministri humbi jetën pas rrëzimit të helikopterit.
“Qeveria e Ukrainës emëroi të mërkurën shefin e policisë kombëtare Ihor Klymenko si ushtrues detyre të ministrit të brendshëm”, tha kryeministri Denys Shmyhal.
Shmyhal njoftoi emërimin disa orë pasi ministri i mëparshëm, Denys Monastyrskyi, u vra në një përplasje helikopteri pranë Kievit. Ai tha se Klymenko ishte emëruar zyrtarisht në rolin e zëvendësministrit të brendshëm, e do të përmbushte përgjegjësitë e ministrit.