Që prej muajit shkurt po lufton Ukrainën, dhe janë mbi 100 mijë ushtarë të vdekur nga ana e Rusisë. Por këto shifra mesa duket nuk e shqetësojnë presidentin rus, Vladimir Putin.
“Putin është i gatshëm të humbasë deri në 300 mijë ushtarë për të përmbushur objektivin e tij”, aneksimin e provincave pro-ruse dhe shkatërrimin ekonomik dhe institucional të Kievit. “Nuk do të dorëzohemi, pavarësisht numrit të vdekjeve”, kanë vijuar këto burime, që janë botuar ditën e sotme nga e përditshmja New York Times.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar gjatë një interviste për një kanal francez që nuk do të tërhiqej por të kishte mundësi të përballej fizikisht me homologun e tij rus.