Dy ditë para protestës, ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se ‘cunami po vjen’.
‘Tik tak, tik tak e shtuna, cunami po vjen’, shkruan Bershia.
Gjithashtu ai ka publikuar një fotomontazh ku shkruhet: Luftë mafias. Rama i kapur në flagrancë, krimi. Qeveria e parlamenti ilegjitim.
Kujtojmë se ditën e shtunë do të zhvillohet protesta e 8-të kombëtare e opozitës së bashkuar.
Protesta do të zhvillohet pasdite në orën 19:00 para kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.