Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

 “Lufto për ëndrrat e tua”/ Genta Popa dhe Ilir Paço edicion lajmesh për djalin autik

21:52 / March 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Paco
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Programi “Dua të të bëj të lumtur” solli mbrëmjen e sotme historinë e një djali i cili vuante nga çrregullimet e spektrit autik.

Kjo ishte historia e Luisit, 12-vjeçarit që ishte ftuar në program nga mamaja e tij, zonja Nafije. Prindërit e Luisit ishin njohur para shumë vitesh dhe nga martesa e tyre kishin ardhur në jetë tre fëmijë. Luisi ishte djali i tretë i familjes, por në moshën 1-vjeçare prindërit kishin kuptuar që ai nuk ishte si gjithë fëmijët e tjerë. Pas disa vizitave mjekësore ata mësuan se Luisi vuante nga autizmi.

Ndryshe nga moshatarët e tij që janë të dhënë pas “yjeve” të fushave të ndryshme, Luisi ndiqte çdo ditë edicionin e lajmeve dhe programet e Top Channel. Në studio, Nafija zbuloi që gazetarët më të preferuar të Luisit ishin Genta Popa dhe Ilir Paço. “Luis ti je ëngjëlli i familjes tonë. Ti nuk na ke krijuar kurrë probleme, por na ke bashkuar më shumë. Të duam shumë, po shumë!”,- u shpreh Nafija.

Të ftuar surprizë për Luisin ishine dy spikerat ikonë të Top Channel Genta Popa dhe Ilir Paço. Në studio ata improvizuan një edicion lajmesh dedikuar atij. Dy gazetarët rrëfyen momentin e parë kur ishin takuar me Luisin dhe u shprehën se ishin me të vërtëtë të lumtur që e njohin atë. “Luisi ka një botë tepër të bukur dhe këmbëngulja që ka është e adhurueshme. Unë i uroj atij që t’i plotësohen të gjitha dëshirat që ai ka duke këmbëngulur e insistuar deri në fund. Ne jemi shumë të lumtur që e njohim atë sepse na ka gëzuar pamasë!”,- u shpreh Genta Popa.

Surpriza e fundit që programi “Dua të të bëj të lumtur” kishte rezervuar për Luisin ishin bateristi i Portokallisë, Land Fusha dhe Orgesa Zaimi të cilët performuan për të/Top Channel/

Genta Popa Ilir Paço Lufto per enderrat tirananes.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.