Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Luftoi me kancerin e gjirit, nëna e Rita Orës vjen me një rrëfim të rrallë: Më thanë je e re…

17:02 / October 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rita Ora
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëna e këngëtares shqiptare Rita Ora, me famë botërore tashmë, ka rrëfyer betejën e saj me kancerin, në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Vera Ora, e cila në profesionin e saj është psikiatre, tregon se ajo periudhë ka qenë mjaft e mundimshme dhe se e ka përjetuar jo mirë.

“Në atë kohë i kam pasur fëmijët e vegjël edhe s’kam punuar, jam marrë me sëmundjen, me terapinë, e cila ka qenë mjaft e gjatë, e mjaft e mundimshme, e unë si femër kam qenë mjaft e prekur në shumë aspekte”, është shprehur ajo.

Ora rrëfen se në atë kohë, rreth vitit 2006 kur ajo ishte 39 vjeç, kanceri nuk ka qenë shumë i përhapur te femrat e reja, dhe ajo nuk kishte asnjë shenjë që mund ta bënte të dyshonte për kancer.

“Më tha doktori je e re, nuk ke ndonjë shenjë të kancerit, nuk ndodh te moshat kaq të reja.

Edhe i thashë e dua një mamografi. Pasi e bëra më thirrën urgjentisht dhe mjeku u ndje shumë keq, sepse thoshte që s’të kam ekzaminuar siç duhet.

E unë në ato momente isha në një kaos mendor, dhe aty filloi ajo rutina, diagnostikimi, trajtimi, operimi, terapia”, rrëfeu ajo.

“Kam kërkuar të kem terapi nga psikologu, kam qarë, jam ndierë shumë e zhgënjyer me faktin që ka ndodhur, por, duke i pasur edhe fëmijët e dija që duhet me u tregu dhe se nuk bën me u dorëzu për shumëçka”, deklaroi Vera Ora në intervistën për emisionin televiziv “Kallxo Përnime”.

kancerin e gjirit Rita Ora
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.