Eksperti i “IT-s”, Tomi Kallanxhi i cili ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ka pohuar se në fakt vendin e parë në rrjetet sociale nuk e mban më Luiz Ejlli, por Kiara Tito me plot 1.6M, 2M shikime dhe angazhime në postimet dhe story-t e saj.
Ai theksoi se Luiz Ejlli e ka lënë pas dore menaxhimin e rrjeteve sociale, duku u fokusuar më së shumti tek “videolive“ me fansat, gjithashtu ai propozoi se menaxhimin e faqeve të këngëtarit nga Shkodra duhet ta marrë në dorë ndonjë ekspert.
Ai nuk la pa përmendur edhe emra të tjerë të showbizzi-t, kryesisht ish- banorë të “Big Brother”.
Ndër të tjera ka përmendur moderatorin Ronaldo Sharka, i cili është rritur me 5000 ndjekës.